Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend ‘Louis Vuitton’ sjell në shitje çantën me simbolin e flamurit kombëtar

‘Louis Vuitton’ sjell në shitje çantën me simbolin e flamurit kombëtar

2 Min e Lexuar
0
0
351

Pas birrës zviceriane simboli i shqiponjës përdoret edhe në çantat Louis Vuitton, nuk mund ta besoni sa kushton…‘Louis Vuitton’ është njëra ndër markat më të njohura në botë.

Imazhin e shqiponjës dykrenare të gdhendur në flamur ka vendosur ta përdorë edhe një prej shtëpive të modës më të njohur në botë.

Ajo u kujdes për veshjen e këngëtares kosovare Era Istrefi në Kampionatin Botëror 2018.

Era Istrefi e veshur nga ‘Louis Vuitton’ në finalen e Kampionatit Botëror 2018 (Foto: Era Istrefi/Instagram)

Së fundmi, kjo markë e njohur ka krijuar një çantë të re, e cila do të pëlqehet në masë të madhe, veçanërisht nga shqiptarët.

Bëhet fjalë për një çantë, e cila është e dizajnuar me flamurin kombëtar.

Shqiponja është bërë një simbol mjaft i famshëm që pas festimit të golave të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit këtë vit në Botërorin në Rusi.

Në faqen zyrtare të ‘Louis Vuitton’, e cila e ka nxjerr në shitje çantat nëpërmjet blerjeve ‘online’, është bërë i ditur edhe çmimi i saj.

Kjo çantë do të kushtojë hiç më pak se 9,103 euro.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend