Një tjetër trofe për Barcelonën pas La Ligas dhe Kupës së Mbretit.

Katalunasi tani fituan edhe Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas (finaliste nga Kupa e Mbretit) me rezultat 1-2.

Ishte skuadra e Pablo Machin që shënoi e parë nëpërmjet Pablo Sarabia (10′).

Barcelona ishte dukshëm më e mirë, por për goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 42-të, autor ishte Gerard Pique.

Në pjesën e dytë kishte raste nga të dy anët, por më të rrezikshëm ishin lojtarët e Barçs.

Goli i fitores për skuadrën e Ernesto Valverde erdhi nga Ousmane Dembele në minutën e 79-të.

 

Në minutat shtesë u akordua penallti për Sevillan pas një ndërhyrje të palejuar në zonë nga Marc-Andre ter Stegen, por ishte gjermani ai që pastaj e rregulloi gabimin duke mbrojtur gjuajtjen e Wissam Ben Yedder nga pika e bardhë.

Vlen të theksohet se finalja e Superkupës së Spanjës u zhvillua në Maroku, ndërsa kjo ishte hera e parë që një finale e kësaj zhvillohet jashtë Spanjës dhe atë me një ndeshje.

Kjo ishte hera e 13-të për Barcelonën që fiton këtë trofe në histori, tri më shumë se Real Madridi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport