Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Ditmir Bushati priti dje një grup të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës.

Në qendër të diskutimit ishin situata e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, si dhe zhvillimet e tanishme në rajon.

Ai ritheksoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje të pakushtëzuar në adresimin e kërkesave të tyre, çka është materializuar edhe në një sërë iniciativash e kontributesh për nxitjen e kapaciteteve zhvillimore nga ana e Qeverisë shqiptare dhe i siguroi bashkëbiseduesit se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës atë që atyre u takon, më shumë mirëqenie, më shumë respekt dhe më shumë përfshirje në proceset integruese të Serbisë.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Në takimin me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës i sigurova ato se Shqipëria do të vijojë të kërkojë nga Serbia për ta, atë që u takon. As më shumë, e as më pak, se të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë. Kosova ka vendosur në këtë drejtim një standard të pakapërcyeshëm.

Përfaqësuesit e Luginës parashtruan mendimet e tyre edhe mbi zhvillimet e tanishme në rajon, veçanërisht procesin e Dialogut Kosovë-Serbi.

Në lidhje me procesin e Dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i sigurova miqtë nga Presheva se Shqipëria inkurajon vijimin e këtij procesi dhe arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që siguron njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Një marrëveshje që normalizon plotësisht marrëdhëniet mes tyre dhe që do të ishte një garanci e fortë për stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit, u  shpreh Bushati

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme