Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I pari në listën e kandidatëve të PVD-së për zgjedhjet e KNSH-së është Ragmi Mustafa, një kandidat që sot premton, ndërkohë që, dje, ishte një aktivist shembull i organizimit të të rinjëve në politikë. E di që kjo që po e shkruaj nuk është e zakonshme, sidomos jo nga unë, por, të jashtëzakonshme janë edhe rrugëtimet tona të përbashkëta, me njeriun për të cilin po shkruaj sot. Në politikë hyri në kohën kur pjesëmarrja e të rinjëve në procesin e vendimmarrjes ishte e zbehtë. I zbehtë ishte edhe interesimi i tyre për të marrë mbi supet e veta përgjegjësitë e një vendi të sapodalur nga lufta e të mbetur nën administrimin e njejtë të cilin e luftuam të gjithë bashkarisht. Kjo nuk e zmbrapsi që të vijë në krye të Forumit Rinorë të PVD-së në Bujanoc, as shokët e tij që së bashku me të filluan organizimin më masovik të pjesmarrjes aktive të të rinjëve në procesin e vendimmarrjes. Të shumtë janë ata që u munduan ta kopjonin. Me punën e vet Ragmi Mustafa, u shndrrua në një ikonë të rinisë në politikë, figurë kjo e cila ndodhej në ballë të çdo organizimi, proteste, apo aktiviteti për të senzibilizuar dhe mbrojtur të drejtat kolektive të shqiptarëve. Ai, u bë edhe figurë e pandashme e mozaikut të PVD-së, duke u angazhuar gjithnjë që e përgjithshmja të vendoset mbi personalen dhe që e padrejta të mos përmbysë asnjëherë të drejtën. Këtë, ai dhe shokët e tij, e dëshmuan edhe në fazën e vështirë nëpër të cilën kalonte PVD në Bujanoc. Vitet e opozitës ndikuan në rritjen e pjekurisë, qëndresës dhe vendosmërisë së tij. Ai ishte bartësi i gjithë barrës së opozitarizmit të PVD-së. Të rinjtë e PVD-së dhe Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafën e njohën nëpër protesta. Për librin, për Falmurin. Në ballafaqim. Modest. i cështjes. Ai nuk ishte vetëm djalë i ri në moshë. Nuk është vetëm studiues i dy fakulteteve. Vetëm djalë i edukuar dhe lexuar. Ragmia ishte rezistuesi. i angazhuari. i vendosuri. Sic është sot. Aktivist. Frymëzues. Motivues. Bindës. Përbashkuesi ynë. i besimit që ne mundemi! Që ne do të fitojmë! Librin, Lirinë, Flamurin! Keni gjëra për shitje që nuk ju duhën? postoj falas në shitje të Magazina.com Dhe sot, PVD dhe unë përsëri, po synojmë të fitojmë betejën e radhës. Betejë që ka të bëjë për të mirën e gjithë shqiptarëve pa dallim. Kësaj here, Ragmi Mustafa nuk është vetëm njëri prej pjesmarrësve në këtë betejë, por është i pari i vendosur në krye të kësaj beteje, duke i prirë listës me njerëz profesional dhe të dëshmuar. Për mua Ragmi Mustafa është më i miri në listën e më të mirëve. Më duhet të pranoj. Jam krenarë kur po shoh se si partia të cilën unë e përfaqësoj dhe udhëheq, po garon me kuadrot e prodhuara nga vetë shkolla politike e saj. Shkolla e qëndresës dhe rezistencës së matur politike e trasuar për 28 vjet me radhë. Shkolla e cila aktivistët e rinjë të asaj kohe, i ka shndrruar në gjeneratën politike që po përfaqësojnë PVD-në në të gjitha forumet e partisë sot. Dhe kur të gjithë ne #Bashkë po angazhohemi që PVD-në ta rikthejmë në forcën kryesore politike në Luginë të Preshevës, angazhimin për avancimin e të drejtave të shqiptarëve e kemi në synimin dhe qëllimin tonë kryesorë. Ne bashkë, sot, po fillojmë betejën e radhës politike për më shumë të drejta në arsim, në kulturë, në informim, përdorim zyrtar të gjuhës dhe përdorim të flamurit. Nga sot. Pa u ndalur fillojmë betëjnë #Bashkë për Flamurin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Borrell: Ballkanit Perëndimor t’i ofrohet integrimi në BE Nëse Brukseli dëshiron që Ballkani Perëndimor të kalojë me sukses pajtimin dhe reformën, ai …