Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka dhënë detaje mbi propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse sipas tij, nuk ka asgjë që dikush do ta pranojë, duke shtuar se ai po kërkon kompromis gjatë gjithë kohës. Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se është joreale të pritet që 11 nëntori në Paris do të jetë një ditë vendimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, megjithëse atje do të jenë të gjithë ata që sigurisht janë të interesuar për këtë çështje. “Në vende të panumërta kam biseduar në lidhje me nevojën për kompromis, ndërsa për detajet nuk do të flasë, ndërsa nuk kemi asgjë në duar. Në një prej fjalimeve të mia, që është diçka normale, kam thënë se duhet të krijojmë një kufi, sepse unë nuk e di se ku janë kufijtë sot, shumë kanë reaguar. Unë e di çfarë thuhet tek ne, por kur të shkoj në Kosovë, më pret një tjetër kufi të cilin e kanë vendosur ata që kanë udhëhequr para vitit. Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, edhe kjo ka ndodhur gjatë kohës kur jemi udhëhequr nga disa që sot mbajnë fjalime politike”, ka theksuar Vuçiq. Megjithatë, Presidenti serb theksoi se zgjidhja nuk vjen pa pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve. I pyetur nga gazetarët nëse do të takohej me Hashim Thaçin në Paris, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, por në prani të evropianëve, nëse përfaqësuesit e Prishtinës e donin atë. “Unë do të takohem me Thaçin, pasi është më mirë për të folur se sa të ndodhin gjëra që kanë ndodhur. Por është joreale se do të vijmë deri tek një zgjidhje”, tha Vuçiq dhe përsëriti se kjo është kështu për shkak se serbët dhe shqiptarët, janë shumë larg arritjes së kompromisit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reuters: Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, një ide që ndan Ballkanin Pas ditësh të tëra diskutimesh, debatesh e akuzash, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe …