Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në 18 muajt e ardhshëm “do të investohen rreth 50 milionë euro shtesë në hapësira ku jetojnë serbët në Kosovë”.

Pas takimit të qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit e Listës Serbe, në të cilin ka marrë pjesë edhe Vuçiq, ai ka thënë se investimet do të përdoren për inicimin e fillimit të  punës së “disa fabrikave në veri të Kosovës”, ndërtimin e Qendrës Klinike “shumë të bukur” në Mitrovicë si dhe spitalit në Graçanicë.

Vuçiq ka thënë se do të investohet edhe në frigoriferë dhe si ndihmë për bujqit  në jug dhe veri të Ibrit, ndërtimin e qendrave turistike siç është ajo në Banjska, përfundim të investimeve në infrastrukturë dhe rrugë, ujësjellës dhe universitet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme