Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar me në krye kryetarin Ragmi Mustafa sot u mirëprit nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Shkup. Gjatë këtij takimi u trajtuan një mori temash dhe sfidash që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave kombëtare dhe pozita në të cilën janë tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe çështjet që kanë mbetur peng i mungesës së lëvizjes së lirë. Theks të veçantë i kushtuan edhe çështjes së arsimit, përkatësisht studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në institucionet e shkollimit të lartë në Maqedoni. Kryetari Mustafa kërkoi që studentët e Luginës së Preshevës të trajtohen po me të njëjtat kushte me të cilët trajtohen edhe studentët nga Maqedonia. Si në aspektin e tarifave semestrale në universitetet publike, përfitimit nga bursat, internshipet dhe konviktet. Gjithashtu takimi kaloi në një atmosferë shumë vëllazërore dhe mirëkuptimi të përkushtuar në gjetjen e mundësive për të tejkaluar sfidat dhe çështjet e hapura. Like 0
Bora e madhe bllokon rrugët në Brezovicë Si pasojë e të reshurave të mëdha të borës, disa vetura kanë mbetur të …