Faqja Kryesore Kronika e Zezë Maskat paraqiten sërish në Prishtinë

Maskat paraqiten sërish në Prishtinë

50 Sekonda e Lexuar
0
0
147

Tre persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një market në Prishtinë dhe nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash nga arka.

Rasti ka ndodhur në ora 21.10, në rrugën “Gazmend Zajmi”, njofton Policia e Kosovës.

Nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërkohë që të dyshuarit  janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Kronika e Zezë