Përfaqësuesit  Qendrës për Demokraci dhe Edukim – Lugina, respektivisht të portalit LUGINALAJM, gjatë vikendit të kaluar kanë zhvilluar aktivitete në kuadër të projektit “TI REGJISTROHU – TREGO QË JE KËTU”, të financuar nga Peace Full Change.

Aktivitetet e organizuara u zhvilluan në fshatrat e ndryshme të Medvegjës, ku përfaqësuesit e LUGINALAJM, kanë takuar qytetarë dhe familje shqiptare në kuadër të aktiviteteve “derë më derë” (shtëpi më shtëpi), për t’i senzibilizuar rreth pjesëmarrjes së tyre në procesin e regjistrimit.

Të gjithë familjet e vizituara, kanë shpreh interesimin për regjistrim, dhe kanë ofruar bashkëpunim në ketë process.

Ajo që u vërejtë nga përfaqësuesit e LUGINALAJM, se shumë familje shqiptare të fshatrave të Medvegjës prej ditësh po i pritnin regjistruesit dhe ata ende nuk kanë shkuar për t’i regjistruar.

Ata kërkuan nga redaksia jonë, që të ngritet zëri dhe të informohet opinion, me që po rrezikohen që të mos regjistrohen, ngase afatet po kalojnë, ndërsa regjistruesit sipas tyre qëllimshëm nuk shkojnë për t’i regjistruar.

Vlenë të theksohet, se përgjatë dy ditëve të aktiviteteve të organizuara në Medvegjë përfaqësuesit e LUGINALAJM, por edhe aktivistët e QDE-Lugina, kanë has në mikpritjen e madhe  dhe zemërgjërsinë e qytetarëve të Medvegjës, respektivisht të fshatrave shqiptare në Medvegjë.

Kujtojmë që këto aktivitete po organizohen në kuadër të projektit “TI REGJISTROHU – TREGO QË JE KËTU” të mbështetur nga Peace Full Change Initiative.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme