Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një tjetër trofe për Barcelonën pas La Ligas dhe Kupës së Mbretit. Katalunasi tani fituan edhe Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas (finaliste nga Kupa e Mbretit) me rezultat 1-2. Ishte skuadra e Pablo Machin që shënoi e parë nëpërmjet Pablo Sarabia (10′). Barcelona ishte dukshëm më e mirë, por për goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 42-të, autor ishte Gerard Pique. Në pjesën e dytë kishte raste nga të dy anët, por më të rrezikshëm ishin lojtarët e Barçs. Goli i fitores për skuadrën e Ernesto Valverde erdhi nga Ousmane Dembele në minutën e 79-të. Në minutat shtesë u akordua penallti për Sevillan pas një ndërhyrje të palejuar në zonë nga Marc-Andre ter Stegen, por ishte gjermani ai që pastaj e rregulloi gabimin duke mbrojtur gjuajtjen e Wissam Ben Yedder nga pika e bardhë. Vlen të theksohet se finalja e Superkupës së Spanjës u zhvillua në Maroku, ndërsa kjo ishte hera e parë që një finale e kësaj zhvillohet jashtë Spanjës dhe atë me një ndeshje. Kjo ishte hera e 13-të për Barcelonën që fiton këtë trofe në histori, tri më shumë se Real Madridi. Like 0