Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bayern Munich ka arritur ta mposht bindshëm Besiktasin me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve. Bavarezët që në fillim filluan sulmet, ndërsa përfituan edhe nga largimi me karton të kuq të Domagoj Vida. Pas kësaj rrezikoi James Rodriguez i cili rrezikoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 19-të. Hummels dhe David Alaba rrezikuan po ashtu për gjermanët po nuk gjetën rrugën e rrjetës. Bayern duke festuar një nga golat (Foto: Twitter) U desh të pritej minuta e 43-të që Bayern Munich ta gjej golin e epërsisë. David Alaba pasi bukur te Thomas Muller, i cili shënoi për 1-0. Pjesa e dytë filloi me gol për bavarezët. Lewandowski asistoi për francezin Coman i cili shënoi për 2-0. Muller gjeti rrugën e rrjetit për herë të dytë në minutën e 66-të, për ta siguruar praktikisht fitoren (3-0). Lewa dhe Coman (Foto: Twitter) Ndeshja gol të Lewandowski në Alliaz Arena nuk mund të mbyllet dhe ai gjeti rrjetën dy herë në minutën e 79-të dhe 88-të. Me këtë fitore Bayern Munich praktikisht e ka kryer punën dhe mund të llogaritet si çerekfinalist. Like 0