22 milionë euro u shpenzuan këtë vit për veteranët e rrejshëm 23 Aug 2018 Nga janari e deri në korrik të këtij viti janë shpenzuar mbi 44 milionë euro për pensionet e veteranëve të UÇK-së, ku nga 170 euro në muaj kanë përfituar 37.771 veta. Nëse vërtetohen pretendimet e ish-prokurorit Elez Blakaj se nga ky numër i përfituesve mbi 19 mijë janë veteranë të rrejshëm, atëherë buxheti i shtetit për shtatë muaj është dëmtuar …
Mustafa: Nuk do të heqim dorë nga bashkimi me Kosovën 23 Aug 2018 Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të bëhet pjesë e takimit të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit. Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Luginës. Në këtë intervistë dhënë për …
Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginën 23 Aug 2018 Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në takimin e ardhshëm me palën serbe në Bruksel, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator, do të diskutohet për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – …
Ka përfunduar asfaltimi i rrugicës më të gjatë të rrugës “Bekim Fehmiu” në Bujanoc 22 Aug 2018 Asfaltimi i njërës nga rrugicat e “Bekim Fehmiut” në Bujanoc, tanimë ka përfunduar. Përveç asfaltimit, ne ketë rrugicë, e cila konsiderohet ndër më të gjata, është përmisuar edhe rrjeti i kanalizmit dhe ujërave të zeza. Sipas Enver Ramadanit, kryeshef për investime dhe zhvillim, kjo rrugicë është asfaltuara në vazhdën e projekteve që pushteti lokal është duke i zhvilluar në infrastrukturën …
DAÇIQ: KOSOVA E MERR LUGINËN “KUR TË BËNË SHELGU RRUSH” 22 Aug 2018 Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Serbia dhe Rusia kanë pozicion të njëjtë sa i përket domosdoshmërisë që në Ballkan të shmangen vijat e reja të ndarjeve. Lavrov pas bisedës me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq në Soçi ka thënë se shqiptarët nuk po i realizojnë marrëveshjet me Serbinë dhe se Rusia po angazhohet për zbatimin …
Sheshel: Të presim derisa të shkojë NATO dhe ta marrin Kosovën e Shqipërinë deri në Durrës 20 Aug 2018 Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte, vazhdon me deklarata që bëjnë thirrje për luftë në Kosovë. Madje ai shkon edhe më larg duke synuar që Serbia të marrë edhe një pjesë të Shqipërisë. Sheshel, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se Serbia duhet …
Tërmkolli: LDK nuk ka kryetar, po udhëhiqet “me shtatë krena” 19 Aug 2018 Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar mobilizim nga krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të veprojnë në rrethanat kur, siç thotë ajo, partia është pa kryetar. Tërmoklli, përmes një postimi në Facebook, ka thënëse “LDK po udhëhiqet ‘me shtatë krena’, që do të thotë me asnjë, me askënd. Ajo thotë se “LDK të gjendet pa kryetar, pa strategji …
Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve 17 Aug 2018 Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media ka kërkuar lirimin e shtatë aktivistëve të tyre të arrestuar sot gjatë një aksion simbolik të mbajtur kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe neglizhencës institucionale që sipas kësaj partie po u bëhet këtyre rasteve. “7 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës …
Alarm për ndryshim kufijsh, deputetët s’e prishin rehatinë 17 Aug 2018 Deputetët kosovarë s’po e prishin “terezinë” e pushimeve verore pavarësisht diskutimeve që po zhvillohen për ndryshim kufijsh me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Pavarësisht paralajmërimeve të ngritura se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjim të kufijve me Serbinë deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të pushojnë tash e dy javë. Drejtues të Partisë Socialdemokrate (PSD) …
Korrigjimi i kufirit s’mund të bëhet pa mbështetjen e fuqive të mëdha 17 Aug 2018 Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti e ka quajtur paradoksale që në këto rrethana të flitet për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se është i pamundur korrigjimi i kufirit për faktin se të dy shtetet nuk e njohin njëra-tjetrën dhe nuk kanë raporte të konsoliduara e as komunikim diplomatik. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, …
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës