Asfaltimi i njërës nga rrugicat e “Bekim Fehmiut” në Bujanoc, tanimë ka përfunduar.

Përveç asfaltimit, ne ketë rrugicë, e cila konsiderohet ndër më të gjata, është përmisuar edhe rrjeti i kanalizmit dhe ujërave të zeza.

Sipas Enver Ramadanit, kryeshef për investime dhe zhvillim, kjo rrugicë është asfaltuara në vazhdën e projekteve që pushteti lokal është duke i zhvilluar në infrastrukturën lokal.

“Si pushtet lokal, jemi të përkushtuar që t’a ndryshojmë për së miri gjendjen e infratsrukturës në vend. Shpresojmë që, në ditët në vijim, do të punojmë edhe në disa rrugë të tjera në Bujanoc dhe fshatra për-rreth” – deklaroi Ramadani.

Aktualisht, në Bujanoc, është duke u asfaltuar edhe një rrugicë, në rrugën e Kosovës, në drejtim të Tërnocit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme