Stil & Trend Cilat janë produktet e bukurisë që duhet t’i përdorni gjatë verës Nga Wikiliks U postua 05/06/2018 5 Min e Lexuar 0 0 233 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drita, temperaturat dhe lagështia e ajrit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurë: në fillim të çdo stine duhet të ndryshoni produktet kozmetikore. Në verë, duhet t’u jepni lamtumirën kremrave të pasura, kremit pudër me tonalitet të errët për t’ua lënë vendin atyre me nuanca të lehta. Produktet që nuk duhet të mungojnë: Për të pasur një fytyrë sa më të bukur është i domosdoshëm pastrimi i saj në mëngjes dhe në darkë. Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës. Rekomandojmë: Qumësht dhe tonik pastrues 2 në 1, i pasur me Vitaminën E, bën një pastrim të thellë të lëkurës suaj. Në mbrëmje mund ta hiqni makijazhin me xhel pastrues. Eksfolimi i lëkurës është një proces i rëndësishëm, përmes të cilit hiqen të gjitha qelizat e vdekura. Kështu, lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur. Tonifikimi i lëkurës së fytyrës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë. Serumi hidratues zbut dhe hidraton lëkurën duke kompensuar humbjen e lëngjeve për shkak të ekspozimit në diell. Kremi me faktor mbrojtës është i domosdoshëm për të shmangur shfaqjen e njollave të plakjes së parakohshme, të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Kremi i trupit duhet të jetë i ndryshëm nga ai i fytyrës, shkruan Living.al. Qumështi për trupin siguron hidratimin e duhur lëkurës suaj dhe i jep shkëlqimin dhe elasticitetin e përsosur gjatë ditëve të nxehta. Maska për fytyrën dhe trupin: Këshillohet përdorimi i tyre një herë në javë për të ekuilibruar lëkurën. Krem BB ose CC: Krem pudër me tonalitet të lehtë që hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Është ideale për ekspozimin në diell. Kremi i duarve: Duart, së bashku me fytyrën, janë pjesët më të ekspozuara ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm, kështu që rekomandohet përdorimi i tyre, në mënyrë që duart tuaja të duken elegante dhe të kuruara. Kujdesi i flokëve: Përdorni shampo dhe balsam të përshtatshëm për llojin e flokut tuaj. Gjatë ekspozimit në diell këshillohet përdorimi i vajrave me filtër mbrojtës për flokët. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e degës së PVD-së në Preshev Ardita Sinani ka vizituar disa Ministri dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës Kryetarja e degës së PVD-së në Preshev Ardita Sinani me anëtaret e kryesisë së PVD-së …