Botë CLARK: KY ËSHTË FITILI QË MUND TA NDEZË SËRISH LUFTËN NË BALLKAN Nga Wikiliks U postua 02/07/2018 3 Min e Lexuar 0 0 71 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr 991209-D-9880W-048 Supreme Allied Commander Europe Gen. Wesley Clark, U.S. Army, takes questions from reporters during a briefing at the Pentagon on the status of the NATO-led, international peacekeeping operation in Bosnia and Herzegovina on Dec. 9, 1999. The first U.S. peacekeepers entered the war-ravaged country five years ago this month in an effort to stop the ethnic killings and prevent further deterioration of the region's infrastructure. DoD photo by R. D. Ward. (Released) Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili në një tekst autorial në “The Washington Post” kishte vlerësuar se Ballkani mund të jetë përsëri tokë e krizës, ‘prandaj SHBA dhe BE duhet të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia është se Ballkani Perëndimor është shumë i brishtë’. Në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1, Clark thotë se fjalët e ashpra dhe veprat agresive mund të sjellin deri te konflikti në Ballkan më shpejtë se kudo në botë. “Po, duhet të jemi të brengosur. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prejse është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thënë Clark, i cli ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Evropë gjatë bombardimit të Serbisë, transmeton RTK.Duke folur për skenën gjeopolitike në Ballkan dhe rolin të cilin e kanë në rajon Rusia, Turqia dhe Kina, ai ka thënë se këto shtete “e luajnë lojën ballkanike”. “Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake”, ka thënë gjenerali amerikan. Ai ka shtuar se duhet të punohet shumë fuqishëm në luftë kundër korrupsionit nëpër qeveri. “Kjo do të thotë se anëtarët e pushtetit, ata të zgjedhur si dhe ata të emëruar detyrimisht duhet të jetojnë në mënyrë modeste, duhet të jetojnë nga rrogat e tyre, rrogat duhet të jenë të mjaftueshme që të jetohet prej tyre, por askush nuk duhet të presë se do të bëhet milioner. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Messi, lojtari i vitit 2019 Çmimi “The Best”, si lojtari më i mirë tek meshkujt u shpall Lionel Mesi. …