Faqja Kryesore Botë Gjashtë të vdekur nga zjarret në Maui

Gjashtë të vdekur nga zjarret në Maui

1 Min e Lexuar
0
0
29

Gjashtë të vdekur nga zjarret në Maui

Gjashtë persona kanë vdekur për shkak të zjarreve në Qarkun Maui, ka thënë kryetari i tij, Richard Bissen.

Zyrtarët e kërkim-shpëtimit kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ai ka thënë se 13 lagje janë evakuuar nga aty, duke shtuar se nuk është pritur që aq shumë zjarre të ndizeshin përnjëherë përreth.

Ndërkohë, shërbimet telefonike janë totalisht jashtë funksionit.

Gjashtë të vdekur nga zjarret në Maui
Foto: AP
Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ka thënë se pritet të ketë edhe të vdekur nga zjarret.

Zyrtarët kanë thënë se zjarret e furishme po përshkojnë Hawaiin e ishullin Maui, po dëmtojnë ndërtesat, po detyrojnë evakuimet dhe operacionet e shpëtimit, madje po detyrojnë disa njerëz të hidhen në oqean për t’i shpëtuar rrezikut.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë