Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani i cili njëherësh është edhe anëtarë i Komisionit për Administratë Publike ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të gëzojnë të drejta ashtu si i gëzojnë serbët në Kosovë. Ai ka treguar se pas vizitës që ka bërë me anëtarët e Komisionit për Administratë Publike në këto treva, janë njoftuar edhe me kërkesat që kanë pasur shqiptarët. Sipas tij, njëra nga kërkesat është edhe pajisshmëria me dokumente. “Ata e kanë mundësinë e lëvizjes së lirë, por ata qëndrojnë aty në vendin e stërgjyshërve. Po bëhen 20 vite që ata nuk kanë dokumente. Aq të drejta që kanë serbët në Kosovë, tu jepet mundësia që të drejta të kenë edhe shqiptarët në Medvegjë”, ka thënë ai. Hasani ka thënë se kërkesë e shqiptarëve të Preshevës ka qenë që ata të jenë pjesë e dialogut me Serbinë, por që sipas tij, këto janë çështje politike që vështirë që do të mund të realizohen. Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrash ka kërkuar nga deputetët që të marrim hapa për të kthyer shpresën te shqiptarët, duke u ofruar siguri e përkrahje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Cilat janë produktet e bukurisë që duhet t’i përdorni gjatë verës Drita, temperaturat dhe lagështia e ajrit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurë: në fillim …