Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rafael Nadal ka luajtur në mënyrë shumë zbavitëse në një reklamë për ushqimin shumë të njohur Uber Eeats, përderisa debaton me gjyqtarin e ndeshjes se a mund të ha gjatë ndeshjes në Australian Open Numri dy i botës ka treguar se ka aftësi të mira aktrimi derisa ai ka insistuar për të porositur “bukë” gjatë pushimit të ndeshjes për një reklamë që nuk ishte e saktë. Video fillon me Nadalin që i afrohet gjyqtarit të rrjeta për t’u përballur me arbitrin i cili së pari mendon se është një klip real që po bëhet nga turneu i Melbourne. Përderisa spanjolli shkon deri aty, komentatorët e ndeshjes thonë se Nadal nuk është i lumtur me gjykimin e tij, për ta bërë këtë gjë edhe me realiste. “Ne do të hamë drekë”, thotë spanjolli derisa ai e shikon gjyqtarin në karrigen e tij i cili bën protesta komike sepse Nadal kishte “urdhëruar ushqimin kinez mbrëmë”, transmeton GazetaExpress. Nadal pastaj kthehet të kamera dhe thotë: Sonte, unë do të porosis ushqim me mish dhe susam në tost”. Një zile pastaj dëgjohet në fushë dhe ish kampionit të Australian Open i servohet ushqimi në raketë. Pasi që e shikon porosinë e tij, Nadal thotë “fantastike” dhe kthehet prapë në fushë. Pastaj gjyqtari thotë se 32 vjeçari po e “dhunon pushim e drekës” që e trondit pak Nadalin. Nadal mandej e vazhdon ndeshjen e tij ku të mërkurën e mund Matthew Ebden për të kaluar në raundin e tretë të Melbourne. Like 0