Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Është finalizuar tashmë arkitektura e strukturës së ekipit negociator, që parashihet ta përfaqësojë Kosovën në dialogun përfundimtar me Serbinë. Përbëhet nga ekipi i nivelit të lartë dhe nga tetë grupe të veçanta. Presidenti javën e shkuar pati paralajmëruar krijimin e ekipeve që do të angazhohen në fazën finale të dialogut. “Koha Ditore” e ka siguruar të martën draftin e strukturës së ekipit negociator që mban statusin e dokumentit konfidencial, por nuk përmban logo. Dokumenti ka formatin e organogramit. Në krye të strukturës qëndron “Ekipi negociator i Kosovës”. Në të parashihet të jenë bartësit e institucioneve të shtetit dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Fill nën të është “Grupi Strategjik”. Përfaqësimi në këtë trupë parashihet të jetë në nivel të shefave të grupeve parlamentare, apo edhe të propozuarve të forcave politike në Kuvend. Veç tyre, në këtë forum parashihet të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Janë shtatë grupe të tjera profesionale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zelanda e Re nga 1 shtatori pagat me kriptovaluta Zelanda e Re është bërë vendi i parë që legalizoi të ardhurat nga kriptovalutat, …