Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë, kështu ka njoftuar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën. Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Tema të diskutimit janë paraparë; marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare. Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars. Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë. Like 0
Emmanuel Macron sistemi ndërkombëtar në krizë të pashembullt Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu keqardhjen për “krizën e paprecedentë” në sistemin politik global …