Faqja Kryesore Kronika e Zezë EKZEKUTOHET ÇIFTI SHQIPTAR NË MAQEDONI DHE VAJZA E TYRE 14-VJEÇARE

EKZEKUTOHET ÇIFTI SHQIPTAR NË MAQEDONI DHE VAJZA E TYRE 14-VJEÇARE

1 Min e Lexuar
0
0
188

Një familje shqiptare në Maqedoni është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Mediat maqedonase shkruajnë se është shuar e tërë familja Pocesta, që kishte shkuar nga Italia me pushime në Maqedoni.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Stacioni Policor në Dibër për këtë ngjarje ka marrë denoncim nga qytetarët.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, por për fat të keq vetëm kanë konstatuar vdekjen e tre personave.

Viktimat janë Amid Pocesta 55 vjeç, bashkëshortja Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre e mitur Anila Pocesta 14 vjeç. Autorët e këtij krimi makabër nuk dihen. Po kështu edhe shkaqet e rrethanat e ngjarjes.

Policia maqedonase ndodhet në vendngjarje për të mbledhur prova, që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e vrasësve. /tvklan.al

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Kronika e Zezë