Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se LDK-ja kanë arritur  pajtim me PDK-në dhe Nisma-n për Kosovën për votimin e demarkacionit.

Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në Kuvendin e Kosovës.

 

 

 

“Ne kemi arritur marrëveshje me PDK-në dhe Nisma-n, presim reflektim nga AAK-ja. Ne pas një pune të madhe kemi arritur që t’i kemi 27 vota të të gjithë grupit parlamentar”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij, nuk ka kuptim që raporti i Shpetim Bulliqit të merr fuqi juridike, sepse ai është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Presim që të gjitha partitë politike të paraqiten në Kuvend dhe ta mbyllim këtë çështje dhe mos t’i kemi skenat e gazit”, ka theksuar Hoti. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme