Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një prej opinionistëve më të njohur britanikë, James Pettifer, i cili është i specializuar në çështjet e Ballkanit, ka bërë një kritikë letrare për librin autobiografik “New State, Modern Statesman”, të gazetarëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger për presidentin Thaçi. Pettifer, i cili tani ligjëron në Oxoford, është komentator i rregullt në mediat botërore për vendet e Ballkanit. Ai në shtesën letrare të gazetës prestigjioze “Times”, ka botuar një opinion rreth historisë së Ballkanit, e cila përshkruhet edhe në librin autobiografik për Thaçin, duke ngritur paralele në mes të revolucionarëve ballkanikë të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe të shekullit njëzet. Libri autobiografik “New State, Modern Statesman”, sipas Pettifer, është një favor i madh për historianët e së ardhmes, porse është dashur të shkruhej më shumë për Drenicën, Spartën e Kosovës, ku luftimi i Serbisë është në gjakun e tyre, transmetojnë mediat. Në kritikën e tij letrare, Pettifer shkruan se kapitulli për Rambujenë i përshkruar në libër nuk sjell asgjë të re, por vetëm sqaron sesi mosdashja për të bërë kompromis për pavarësinë e ka shkatërruar lidershipin ekskluziv dhe permanent të Rugovës. Opinioni i James Pettifer, i botuar në shtesën letrare të gazetës prestigjioze “Times”: “Historia e Ballkanit Biografitë e politikanëve aktivë të Evropës Lindore kanë një imazh të dobët dhe histori të palumtur. Për lexuesin e vjetër, librat e tmerrshëm të Robert Makswellit për Çausheskun, Honekerin dhe të tjerët, mund të na rikujtojnë këtë së bashku me një miks të spinit, shmangien e çështjeve të vështira. Në këtë studim të ish-kryeministrit dhe presidentit të tanishëm të Kosovës së pavarur, gazetarët e “Times”, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, u janë shmangur grackave evidente dhe portretizojnë një pikturë bindëse të tranzicionit që Hashim Thaçi ka bërë nga udhëheqësi i ndjekur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili njëkohësisht mezi ka ikur nga të qenit i vrarë nga prapaskenat politike të Tiranës, në një figurë të pranuar në skenën ndërkombëtare. Kjo është një storie e jashtëzakonshme, e cila përputhet ndoshta më shumë me revolucionarët ballkanikë të shekullit nëntëmbëdhjetë sesa të shekullit njëzet, dhe gazetarët seniorë Boyes dhe Jagger kanë bërë favor të madh për të gjithë historianët e së ardhmes, duke vendosur një narrativë të pastër racionale dhe duke përkufizuar shumë mirë sharmin dhe mendjemprehtësinë politike të Thaçit. Si çdo gjë në këtë zhanër, disa pjesë janë më të forta se të tjerat. Kapitulli i bisedimeve të Rambujesë para luftës së NATO-s ka shumë pak risi, por e sqaron se si mosdashja për të bërë kompromis për pavarësinë ka shkatërruar lidershipin ekskluziv dhe permanent të Rugovës. Rënia e Ibrahim Rugovës ka determinuar shumë historinë regjionale nga ajo kohë. Libri do të mund të shfrytëzonte pak më shumë nga prapaskena e rinisë së Thaçit, në Drenicë, Spartën e Kosovës, ku luftimi i Serbisë është në gjakun e tyre. Autorët, pikturën e kësaj bote e kanë shumë sipërfaqësore. Ato nuk ishin thjeshtë protesta studentore, por angazhim serioz revolucionar, i cili ishte më afërt me revolucionarët e VMRO të shekullit nëntëmbëdhjetë sesa të cilido grupi të mëvonshëm të organizuar. Sikurse Delchevi i VMRO (ose Lenini) periudha e Cyrihut ishte kruciale, ku puna e tij si student i historisë nën mbikëqyrjen e Nada Boskovska dhe të tjerëve, ka qartësuar perspektivën e tij dhe sikurse ka shkruar ai “se kjo më ka mësuar që të mos bëjë gabimet e rëndomta të politikanëve ballkanikë”. Çka përmban e ardhmja? Ndërhyrja e NATO-s shihet nga autorët si storie suksesi e intervenimit ndërkombëtar, e cila edhe ishte e tillë, përderisa Kosova mbetet demokraci dhe një aleat i fortë i SHBA-së Por, ndjenja se shteti i Kosovës si vijë e parë ende qëndron, Hashim Thaçi e dinë shumë mirë këtë”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Presidenti Thaçi dekoron me medaljen e Art kampionin e botës Robin Krasniqi Presidenti i Kosovës z.Hashim Thaçi ka pritur sot kampionin e botës në boks Robin …