Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Parlamenti Evropian i jep shuplakë Serbisë së Vuçiqit. Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan sot në Strasburg një rezolutë që kërkon një hetim ndërkombëtar të pavarur për parregullsitë në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi. Me shumicë absolute prej 461 eurodeputetë, pushteti aktual në Serbi akuzohet për manipulim serioz të procesit elementarë të demokracisë- zgjedhjeve. Në pikën e 10 thekson se PE është i shqetësuar për ‘pasivizimin’ e adresave të kategorive të caktuara të qytetarëve, gjë që ua heq të drejtën e votës. Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të korrigjojnë këto shkelje të rënda të të drejtave zgjedhore pa vonesa të mëtejshme. Përderisa sa në pikën 11 kërkon nga Republika e Serbisë që të adresojë shqetësimet për pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në procesin zgjedhor, duke siguruar zbatimin e qëndrueshëm të kritereve për statusin e pakicës dhe duke adresuar dobësitë ndaj presionit dhe blerjes së votave. Në pikën 12 PE i bën thirrje autoriteteve serbe që të ofrojnë zgjidhje institucionale për tejkalimin e problemeve aktuale; i bën thirrje Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë që të bëjnë çdo përpjekje për të funksionuar në mënyrë efektive, pa ciklin e vazhdueshëm të fushatave dhe zgjedhjet e shpeshta të parakohshme,ka shkruar deputeti Kamberi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari Mustafa ka takuar sod në Beograd Ambasadorin e Belgjikës, Sh. T. Koen Adam Kryetari i KKSH-ës Ragmi Mustafa ka takuar sod në Beograd Ambasadorin e Belgjikës, Sh. T. …