Deputeti z.Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH-së z.Nevzad Lutfiu u pritën sot nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Dialog dhe Zhvillim, Besnik Bislimi.

Me z.Bislimi është biseduar qasjen diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë,siç shkruan deputeti Kamberi.

Ky është njoftimi i plotë i deputetot Kamberi pas takimit me zv.kryeministrin Bislimi.

Sot, bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun, takova Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Dialog dhe Zhvillim, Besnik Bislimi.

Shprehem shqetësimet tona me qasjen diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.

Zvoglimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për një milion dinarë është i papranueshëm, e e papranueshme është edhe qasja e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që porefuzon të punësojë 40 punëtor shëndetësor vetëm përshkak të përkatësisë etnike.

Kërkuam mbeshtetjen e Qeverisë së Kosovës për Luginë të Preshevës dhe përkrahjen në kërkesat legjitime.

Faleminderuam për angazhimin e Kosovës dhe gadishmerinë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme