Sot zv.kryeministri i Kosovës z.Besnik Bislimi ka pritur në takim deputetin Kamberi dhe kryetarin e KKSH-ës Nevzad Lutfiu me të cilët  ka biseduar lidhur me qasje e qeverisë së Serbis ndajë shqipëtarve të Luginës së Preshevës.

Ky êshtë njoftimi i plotë i z.Bislimi

Në takimin e zhvilluar me deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun, shprehëm shqetësimin për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme