Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, gjatë pasdites së sotme ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të PVD-së për Bujanoc.

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, në zgjedhjet e rregullta brendapartiake, të përfunduara sonte me mbajtjen e Kuvendit të Degës në Bujanoc, zgjodhi Dr Burhan Halilin për kryetar Dege.

Përveç kryetarit të Degës janë zgjedhur edhe katër nënkryetar dhe sekretari i Degës.

Për nënkryetar janë zgjedhur:

Lemane Mustafa – Letovicë
Selami Mustafa – Samolicë
Xhemile Hasani – Bujanoc
Galip Beqiri – Tërnoc

Për sekretar të Degës, kryesia e PVD-së në Bujanoc, ka zgjedhur Ismail Pajazitin.

Me organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit, Dega e PVD-së në Bujanoc ka përfunduar procesin e saj të rregullt zgjedhor.

PVD në Bujanoc, qysh nga dita e nesërme do të filloj me përgaditjet e saja për proceset politike që e presin në periudhën vijuese.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme