Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka reaguar ashpër rreth mos përdorimit të gjuhës shqipe në tabelat e komunikacionit ku shprehet emërtimi i vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës. Së fundi ka reaguar edhe ndaj Ndërmarrjes Publike “Putevi Srbija” mbi të cilën ngarkohet edhe obligimi për vendosur këto tabela. KKSH si një institucion që përfaqëson shqiptarët në drejtim të ushtrimit të së drejtës për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, ka nxjerr vendimin paraprakisht mbi emërtimet tradicionale të vendbanimeve në gjuhën shqipe për komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjithashtu, marr parasysh se gjuha shqipe dhe shkrimi i saj është në përdorim zyrtar për komunat e lartcekura është barometër i matjes së përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip në tabelat e komunikacionit ku shprehet emërtimi i vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës. Vlen të theksohet se nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa për vendosur në tabelat e komunikacionit emërtimin e vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës çështjen do ta paraqes edhe para gjykatave kompetente. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Konjufca: Plani franko-gjerman i pranueshëm Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për …