Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), reagon ashpër ndaj sulmit ku dje u plagosën rëndë dy rinj shqiptar në Novi Sad. KKSH kërkon nga autoritetet e Serbisë që menjëherë të bëjë identifikimin dhe kapjen sulmueseve për aktin e tyre sa barbarë dhe anti-civilizues po aq edhe qyqar me vetëm e vetëm se kishin folur në gjuhën shqipe. Ky është një krim tejet i rrezikshëm dhe absolutisht i papranueshëm me ç rast tregon nivelin e pranueshmërisë së shqiptarëve në këtë shoqëri si dhe nënshtrimit të një diskriminimi sistematik e perfid, përdorimit të gjuhës së urrejtjes të përditshëm e posaçërisht në media ndaj shqiptarëve vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare. Ky nuk mund të quhet ndryshe përveç shovinizëm. Fryma e urrejtjes, dhunës, abuzimit dhe nacionalizmit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nuk përkon me vlerat demokratike dhe në këtë mënyrëkërkojmë që në raport me të, të sjellen organet e rendit e ligjit e posaçërisht ato të drejtësisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
LDK-ja kërkon mobilizim për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe institucionet përkatëse …