Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptat z.Ragmi Mustafa ka takuar sot kryetaren e Komisionit për Arsim, znj. Flora Hida dhe drejtorin e shtëpisë së vetme botuese “Albas” në Luginën e Preshevës, z. Qenan Hetemi për të përcaktuar dinamikën e aplikimit për sigurimin e lejeve të përdorimit për tekstet mësimore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë. Në takim është konstatuar se mekanizmi tashmë i vendosur, është udhërrëfyes për të vazhduar angazhimin në sigurimin e të gjitha tekstet mësimore për gjitha nivelet. Gjatë muajit mars po përmbyllim aplikacionet për tekstet e shkollave fillore dhe në dy muajt në vijim përmbyllim aplikacionet për Gjuhën Shqipe, Matematikën, Biologjinë, Fizikën dhe Kiminë për vitin e I, II, III dhe të IV-të të gjimnazit. Besimplotë në realizimin e strategjisë 2020-2025 të Këshillit Kombëtar Shqiptar mbetet bashkëkoordinimi në ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollave shqipe. Arsimi edhe më tej mbetet jo vetëm prioritet por përkushtimi për të realizuar të drejtën në arsim e mbrojtur nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Librat shkollorë po bëhen, duhet të ndërtojmë standardet e cilësisë së arsimit në Luginën e Preshevës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shqiprim Arifi sot në Miratoc për të takuar fermerët, studentët, pensionistë dhe biznese të këtij fshati Kryetari Arifi ka potencuar se gjatë vizitës të sotme në fshatin Miratoc ka takuar …