Kryetari Arifi ka potencuar se gjatë vizitës të sotme në fshatin Miratoc ka takuar fermerë, studentë, pensionistë dhe biznese të këtij vendi, këtë e ka bër të ditur vetë kryetari Arifi nëpërmes një postimi në rrjetin social facebook.

Komuna e Preshevës gjatë pandemisë Covid 19, ka orientuar një pjesë të madhe të buxhetit gjithashtu dhe duke i shtuar donacionin nga Qeveria e Kosovës për ta menaxhuar në mënyrë sa më efikase situatën e krijuar nga pandemia globale.

Arifi ka deklaruar se ndjehet i kënaqur që të paktën përmes paketës së urgjencës “PRESHEVA 2020” u kemi dalë në ndihmë personave në nevoj të komunës sonë, institucioneve dhe shërbyesve publik që janë më aktiv dhe njëherit më të rrezikuar nga kjo situatë, gjithashtu edhe sektorit të ndërmarrësisë dhe bujqësisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme