Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani është  mirëpritur në takim në Beograd nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Serbi, z.Hami Aksoy.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, znj.Sinani ka faliminderuar Shkëlqesinë e Tij, për përkrahjen dhe kontributin e Republikës së Turqisë, si një nga investuesit më të rëndësishëm në vend dhe në rajon.

Znj.Sininani ka bashkëbiseduar me Ambasadorin për dinamizimin e bashkëpunimit; sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.

Së shpejti, së bashku me Ambasadorin z.Hami Aksoy, komunën e Preshevës do ta vizitojë një delegacion i biznismenëve nga Republika e Turqisë.

Ishte kënaqësi që në takim të shoqërohesha nga z.Nexhmedin Ademi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë,ka shkruar znj.Ardita Sinani 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme