Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, solemnisht ka prezantuar marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës, në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP. Kosova nga korriku i 2019-ës për një vit do ta udhëheqë SEECP. Pacolli në një konferencë për media tha se prioritet do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit. Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. Kryesimi i SEECP është njëvjeçar. Së fundmi udhëheqjen e kishte Bosnja dhe Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e as Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, pasi në ftesën e dërguar Kosova ishte e shënuar me fusnotë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryeministri Kurti ka pritur sot në takim deputetin Kamberi Sot gjatë ditës Kryeministri Kurti ka priturë në takim deputetin Kamberi me të cilin …