Sot gjatë ditës Kryeministri Kurti ka priturë në takim deputetin Kamberi me të cilin është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës.

Për kët takim ka njoftuar vet deputeti Kamberi

Ky është njoftimi i plotë

Takova sot në Prishtinë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve.

E informova se bashkë me deputetët boshnjak të SDA kemi inicuar pesë projektligje, ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave;

për selitë dhe territorin e gjykatave;

për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare;

për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën.

E faleminderova Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e pëkrahjes së filloristëve duke ia siguruar tekstet shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme