Teknologji Kriptovaluta e Facebook-ut do bllokohet në Evropë Nga Wikiliks U postua 13/09/2019 2 Min e Lexuar 0 0 152 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Franca ka thënë se do të bllokojë zhvillimin e kriptovalutës së Facebook, pasi ajo paraqet një kërcënim për “sovranitetin monetar”. “Dua të jem i qartë: Në këto kushte, ne nuk mund të autorizojmë zhvillimin e ‘Libra’ në tokën evropiane”, deklaroi ministri francez i Ekonomisë dhe i Financave Bruno Le maire në hapjen e një konference për kriptovaluta. Kriptovaluta e Facebook ‘Libra’ u paralajmërua në fillim të këtij viti, derisa pritet të lansohet në vitin e ardhshëm. Krijuesit e ‘Libra’ shpresojnë që infrastruktura më e centralizuar do lejojë atë të bëhet një monedhë globale që mund të rivalizojë dollarin amerikan. Ajo është dizajnuar në mënyrë të atillë që t’iu mundësojë njerëzve të bëjnë pagesa nëpërmjet të gjitha aplikacioneve të Facebook, përfshirë WhatsApp dhe Facebook Messenger. Kriptomonedha do të përballet me një rregullator strikt në ShBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë. Facebook më parë ka thënë se nuk do të lansojë kriptovalutën deri sa të ketë plotësuar të gjitha kërkesat e rregullatorëve në mbarë botën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Limaj u shkruan kandidatëve për Kryeministër rreth dialogut me Serbinë Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj u ka drejtuar një letër publike …