Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot bëhen 21 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 21 vjetorin e protestës së studentëve, duke thënë se demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot në 21 vjetorin e protestës së studentëve theksoi se më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë. Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Pos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryeministri Kurti ka pritur sot në takim Shqiprim Musliu Zavendës kryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu u prit sot nga Kryeministri Kurti …