Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka nënvizuar nevojën për investim në ekonomi dhe arsim. Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se me Merkelin u pajtuan që Procesi i Berlinit mbetet platforma për bashkëpunim rajonal. “Në takimin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nënvizova nevojën për investim në ekonomi dhe në sistemin tonë arsimor për të krijuar vende të reja të punës. U pajtuam se Procesi i Berlinit mbetet paltforma për bashkëpunim rajonal”, ka shkruar Kurti. Ndryshe, gjatë të martës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor, ku temë kryesore e diskutimit është Procesi i Berlinit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Von Cramon kritikon Borrellin: BE-ja duhet të përkrahë shtetet që po luftojnë krimin e organizuar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, i ka reaguar Përfaqësuesit të …