Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kosova po merr goditje të fortë nga një numër i madh i shteteve të Bashkimit Evropian në fazën e fundit të procesit të liberalizimit të vizave. Në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel është bërë e ditur se janë më shumë se 10 shtete që e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën. Edhe ministrja Dhurata Hoxha ditë më parë ka bërë të ditur për “Zërin” se vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret këtë vit, shkruan sot gazeta “Zëri”. Pritjet e qytetarëve të Kosovës kanë qenë që këtë vit të paktën të merret vendimi për liberalizimin e vizave për zonën Schengen. Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë pasi procesi i vendimmarrjes në kuadër të Bashkimit Evropian është bllokuar për shkak të hezitimit të shumë shteteve anëtare të këtij unioni. Në takimin e fundit të mbajtur nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i njohur si COREPE, është dëshmuar se 12 ose 13 shtete të BE-së ende hezitojnë ta mbështesin një vendim të tillë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari i KKSH-së, Shukri Ymeri priti në takim Ambasadorin amerikan Kely Scott Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), dje kryetari Shukri Ymeri, e priti në …