Kanditadi i listës së PVD-së për Kryetarë të KKSH-së Ragmi Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bër të diturë që nëse lista  PVD-Shaip Kamberi arrin të shpallet fituse në zgjedhjet e 4 nëntorit atëher Këshilli Kombëtar Shqiptar fillon me hapjen e zyrave të Këshillit edhe në Preshevë dhe Medvegjë

Ja edhe postimi i plot i Ragmi Mustafës :

Pas fitores së 4 nëntorit në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, fillojmë me hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë dhe Medvegjë.

Decentralizimi dhe shtrirja e administratës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në tërë Luginën e Preshevës është e domosdoshme për ta ngjizur atë me qytetarët.

Hapja e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë dhe Medvegjë është një nga objektivat e qeverisjes sonë së ardhshme, të shoqëruar me krijimin e rrjetit të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ,si dhe me hartimin e strategjisë së përgjithshme dhe sektoriale afatmesme.
#Bashkë #3

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme