Botë Merkel kërkon që sa më shpejt të zgjidhet shefi i ri i BE-së Nga Wikiliks U postua 28/05/2019 1 Min e Lexuar 0 0 27 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi që të merret një vendim i shpejt në lidhje me personin që do të zërë postin më të lartë të Bashkimit Evropian. I ashtuquajturi sistemi i “Spitzenkandidaten”, ose kandidati kryesor, u fut në vitin 2014 në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e votuesve. Tani duhet të përcaktohet se kush do të marrë vendin e presidentit të Komisionit Europian, por për këtë nuk ka një opinion të përbashkët përmes bllokut. Liderët e BE-së do të takohen nesër në një përpjekje të parë në takimin e parë të BE-së pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian që solli humbje për partitë kryesore centriste. Merkel tha se “shpreson të arrihet një konsensus në lidhje me presidentin e KE-së në fillim të qershorit, kur të mblidhet Parlamenti i ri i BE-së”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mediat serbe hapen sot me deklaratën e Thaçit për luftë Mediat serbe janë hapur sot me tituj të mëdhenj rreth deklaratës së djeshme të …