Sonte me fillim nga ora 21:00 në Londër do të zhvillohet derbi i javës së 20-të të Premier League.
Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të jenë përball njëri-tjetrit.
Skuadrat e drejtuara nga Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp, nuk po kalojnë dhe aq formë të mirë.
Liverpool gjendet në pozitën e pestë me 34 pikë, kurse Tottenham në të gjashtën me 33 pikë.
Skuadrat i kanë publikuar formacionet e mundshme:
Tottenham: Lloris; Rodon, Dier, Davies, Reguilon, Aurier; Ndombele, Hojbjerg; Son, Kane, Bergwijn.
Liverpool: Alisson; Fabinho, Matip, Alexander-Arnold. Robertson; Alcantara, Wijnaldum, Shaqiri; Mane, Salah, Firmino
Like 0