Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këahillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa sëbashku me bashkëpuntor është pritur dje në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe stafi i tij, Mustafa ka kërkuar nga z. Xhelal Sveçla që Kosova të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës. Ky është njoftimi i plotë i z. Mustafa Dje, me bashkëpunëtor nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, patëm kënaqësinë të mirëpritemi në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe stafi i tij. Duke uruar Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, shpreha gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes institucioneve tona. Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës, në një kohë kur janë duke u përballë me pasivizimin e adresave tashmë të konfirmuara hetimet nga Parlamenti Evropian dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Gjithashtu në takim, potencova edhe sfidat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me dokumentet e njoftimit dhe të qarkullimit me fokus të veçantë tek qytetarët apatrit dhe lehtësimin e komunikimit fizik mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës. Nga Ministri Sveçla morëm zotimin e intensifikimit të komunikimit mes dy institucioneve, dhe gatishmërinë e tij për një bashkëpunim më të ngushtë për zgjidhjen e sfidave që rëndojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq i jep ngjyrime politike plagosjes së 17-vjeçarit: E dija se hapja e Urës së Ibrit është e rrezikshme Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas plagosjes me thikë të një të riu …