Kryetari i Këahillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa sëbashku me bashkëpuntor është pritur dje në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe stafi i tij, Mustafa ka kërkuar nga z. Xhelal Sveçla që Kosova  të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës.
Ky është njoftimi i plotë i z. Mustafa
Dje, me bashkëpunëtor nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, patëm kënaqësinë të mirëpritemi në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe stafi i tij.
Duke uruar Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, shpreha gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes institucioneve tona.
Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës, në një kohë kur janë duke u përballë me pasivizimin e adresave tashmë të konfirmuara hetimet nga Parlamenti Evropian dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Gjithashtu në takim, potencova edhe sfidat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me dokumentet e njoftimit dhe të qarkullimit me fokus të veçantë tek qytetarët apatrit dhe lehtësimin e komunikimit fizik mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës.
Nga Ministri Sveçla morëm zotimin e intensifikimit të komunikimit mes dy institucioneve, dhe gatishmërinë e tij për një bashkëpunim më të ngushtë për zgjidhjen e sfidave që rëndojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme