Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi në një intervistë për Televizionin Spektri ka sqaruar në detaje rrjedhat e dështuara të bisedimeve për krijimin e shumicës qeverisëse në Këshillin Kombëtar

Dje ka skaduar afati për arritjen e marrëveshjes për krijimin e koalicionit për të qeverisur me KNSH-në. Në një intervistë për Tv Spektrin kryetari aktual Ragmi Mustafi ka spjeguar se deri te marrëveshja nuk ka ardhur pasi që Lëvizja e Progresit Demokratik ka kërkuar kryetarin e KNSH-së edhe pse në zgjedhje ka fituar vetëm 2 këshilltar.

Mustafi ka treguar se edhe pse LPD ka vetëm 2 këshilltar ndërsa PVD si fituese e zgjedhjeve ka fituar 5 këshilltar, i ka ofruar LPD-së ta ndajnë mandatin nga 2 vite por se edhe kjo është refuzuar.

Në fund, Mustafi është pyetur rreth organit të dhunshëm që do të emërohet nga Ministri serb i pakicave.
“Një është e vërtetë, Ragmi Mustafi nuk do të pranoj e as s’do jet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të cilin e vendos ministri serb” ka deklaruar prerë Ragmi Mustafi

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme