Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në takimin e ardhshëm me palën serbe në Bruksel, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator, do të diskutohet për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi, i cili pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, si temë e diskutimit do të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pohuar për gazetën “Zëri” se në këtë takim do të bisedohet mbi kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën. Duke folur rreth këtij paralajmërimi përfaqësuesit e opozitës kanë vlerësuar se presidenti Thaçi ka hyrë në “aventura” sa i përket çështjes së kufijve. Sipas tyre, opsioni për korrigjim të kufijve, të cilin po e përmend në vazhdimësi presidenti Thaçi, nxit tensione, dobëson pozitën negociuese të Kosovës karshi Serbisë dhe dëmton shtetësinë që është ndërtuar në dekadën e fundit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçit vazhdon t’i përqeshet ideja e bashkimit kombëtar Presidenti Thaçi mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjin ku …