Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nga fundi i tetorit fillon punën banka turke „Halkbank“ në Preshevë. Ky është lajmi i mirë që rezulton nga takimi që pati sot Kryetarja Ardita Sinani me delegacionin e „Halkbank“, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.Kenan Bozkurt. Me këtë rast Kryetarja Ardita Sinani shprehu tërë gatishmërinë e qeverisjes lokale për partneritet në frymën e bashkëpunimit të nisur nga takimi që zonja Sinani pati me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Beograd dhe të projekteve të tjera në vijim, që do të realizohen së shpejti në komunën tonë me partnerët turq “Hapja e degës së “Halkbank” në Preshevë është para së gjithash e rëndësishme sepse është mundësi shtesë për ardhjen e investitorëve turq. Pastaj edhe për shkak se në komunën tonë operon aktualisht vetëm një bankë E siç e thotë emrin i saj „Halkbank“ që nënkupton „Banka e njerëzve” dhe siç e dëshmon tradita e saj shumëvjeçare si bankë me shërbime për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndërmarrjet korporative, zanatlinjtë dhe institucione publike; hapja e filiales së „Halkbank“ është edhe në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe me strukturën ekonomike të komunës sonë. Urime! ❤ Vazhdojmë bashkë!” ka deklaruar Kryetarja Ardita Sinani Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Veliu: Pushteti lokal në Preshevë në heshtje për katrahurën e mbeturinav Këshillitari i Kuvendit Kumunal i Komunës së Preshevës Shkëmbim Veliu i cili vie nga …