Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi sot ju ka drejtuar Kryeministres Ana Brnabiç lidhur me hapjen e pikës kufitare Miratoc -Llojan ku ka thën që “As vrasja e Dashnim Hajrullahut nuk mjaftoi për hapjen e pikës kufitare Miratoc – Llojan”.

Ky është fjalimi i plotë i deputetit Kamberi:

Z. kryesues,

Zonja dhe zotërinjë deputetë,

Iniciativa për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, paraqet njërën ndër kërkest më të vjetra të cilën përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës ia adresuan qeverisë në Beograd.

Kjo kërkesë daton që nga koha e fillimit të relizimit të Programit për zgjidhjen e krizës në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Kjo kërkesë u intensifikua edhe më tepër pasiqë më 8 janar 2005 pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, vranë të riun Dashnim Hajrullahi, i cili po kthehej nga vizita familjes së tij matanë kufirit.

Pas këtij incidenti me pasoja të vrasjes së një të riukishte premtime se procedura për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan do të përshpejtohet, me qllim që njerëzve t’i mundësohet mirëmbajtja e lidhjeve familjare dhe pronave të tyre që gjenden përskaj kufirit.

Edhe pse shpeshherë është premtuar se kjo çështje shpejt do të kryhet dhe se kalimi kufitar do të lëshohet në punë, mjerisht, as vrasja e Dashnim Hajrullhut nuk solli përmbushjen e premtimeve.

Ndërkohë, më 2019, Ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq me homologun e tij nga Maqedonia, ministrin Oliver Spasovski ka nënshkruar, në Shkup Marrëveshjen për vendosjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan.

Duke folur për Marrëveshjen, Stefanoviq kishte deklaruar se me hapjen e pikës së re kufitare do të “përshpejtohet qarkullimi i mallrave”.

“Kjo pikë kufitare është me rëndësi për tregtinë rajonale. Kemi biseduar për lehtësimet doganore dhe ajo që ishte ideja dhe projekti i presidentit Vuçiq, është që duke punuar bashkërisht punojmë që qytetarët të të kenë lehtësime, të ketë më pak dogana dhe të përshpejtojmë qarkullimin e mallit dhe njerëzve” kishte sqaruar atëherë Stefanoviq.

Tash kur është nënshkruar iniciativa e re Open Balkan, e cila, siç po proklamohet, paraqet zonë ekonomike mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndoshta përfundimisht po krijohen kushtet që të hapet edhe kjo pikë kufitare.

Prandaj, edhe pyetja ime për kryeministren e Serbisë është:

A do të hapet, apo kur do të hapet pika kufitare Miratoc – Llojan?

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme