Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme urgjente ka marrë vendim që të shpallë tri ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme. Ndërkohë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informatat zyrtare dhe të mos shpejtojnë që të publikojnë informata të pakonfirmuara. Ajo ka paralajmëruar ndihmë financiare për familjet e viktimave. “Deri në informacionet zyrtare do t’i presim ato dhe në mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunës së Tetovës do t’i ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Arifi. Sipas informacioneve zyrtare, të paktën 14 persona kanë vdekur mbrëmë pas shpërthimit të zjarrit në spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19./ Alsat M Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lajiq: Nëse Kosova nuk e heq taksën, Serbia do të pësojë dëm afatgjatë Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë …