Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Roma duket se po mendon seriozisht t’i kundërpërgjigjet Juventusit për transferimin e Cristiano Ronaldos. Giallorosët dhe Zonja e Vjetër kanë qenë rival për titull së fundmi në Serie A, por që Juventusi është shpallur kampionë. Por Roma duket se ka krijuar një rivalitet edhe me Barcelonën që nga edicioni i kaluar në Ligën e Kampionëve. Giallorosët shënuan një fitore spektakolare 3-0 duke i eliminuar katalunasit. Ndërkohë Barcelona i ka hakmarrë Romës duke ia ‘vjedhur’ nga dora talentin brazilian Malcom. Për ta falë Barcelonën, presidenti i Romës, James Pallotta kishte deklaruar se duhet që katalunasit t’ia jepnin Messin. Messi dhe Totti Në anën tjetër Roma i mposhti ditë më parë në një ndeshje miqësore 4-2. Por sot Roma ka zyrtarizuar Francesco Calvon, si financier i ri i klubit, ndërsa ai më herët kishte punuar te Barcelona. Për këtë ka folur edhe presidenti i Romës, James Pallotta. (Foto: AS Roma/Twitter) Amerikano italiani ka thënë se ardhja e Calvon nuk ndryshon asgjë pasi Roma po e dëshiron Messin. “Kjo ardhje nuk ndryshon asgjë. Ne ende duam transferimin e Messit”, tha Pallotta. Mbetet të shihet nëse Roma do ta bëjë ndonjë ofertë sensacionale për transferimin e Messit në kryeqytetin italian Like 0