Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendës Asistenti i Sekretarit të Shtetit në ShBA, Matthew Palmer ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandër Vucic që sa më shpejt të fillojë negociatat me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve. “Zgjedhjet në Serbi me shumë gjasa do ndodhin në pranverën e ardhshme, dhe është me rëndësi që negociatat të fillojnë më herët”, ka thënë Palmer. Ai konsideron që negociatat duhet të vazhdojnë sa më shpejt mes dy palëve dhe gjithashtu ka cekur se taksa duhet të largohet. Tutje, Palmer cek rëndësinë e negociatave për të gjithë rajonin e Bashkimit Evropian. “Është e rëndësishme për ata, për të gjithë rajonin, BE’në dhe ShBA’në”, tha ai. Po ashtu Palmer thotë se nuk pritet një ndihmesë e Uashingtonin zyrtar në këto negociata, pasi që ato janë të nisura nga Bashkimi Europian dhe ai beson se të tilla edhe do të përfundojnë. “Dialogu i nisur nga BE’ja ka filluar, dhe është arritur pak progres” “Tensionet dominojnë të gjithë sferën politike të Ballkanit Perëndimorë”, vazhdoi Palmer. “Unë e njoh Serbinë dhe jam i lidhur për të. Do të doja që të e shikoja atë në një rrugë të qartë drejt të ardhmes europiane”, tha Palmer i cili është i martuar me një grua serbe nga Beogradi. Fëmijët e tij flasin gjuhën serbe pasi ata jetojnë ende në Serbi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Turqia, Rusia dhe Irani zotohen për ulje të tensioneve në Siri Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i priti të hënën në Ankara presidentin e Rusisë, …